Telegrafi

Manchester Unitedi refuzon transferimin e Coutinhos

Klubi i madh anglez, Manchester United thuhet se nuk është i interesuar në transferimin e mesfushori me tipare sulmuese të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Coutinho momentalisht është i huazuar te Bayern Munichu nga Barcelona, por edhe përkundër formës së mirë, Bavarezët nuk janë të interesuar ta nënshkruajnë.

Situata e tij me Bayernit dhe interesimi i Barcelonës për ta shitur ka bërë që shumë klube të lidhen me brazilianin, ku njëra nga to përfolej edhe Unitedi.

Lexo po ashtu Pesë klube angleze në garë të fortë për Coutinhon

Megjithatë, sipas Evening News Manchester, Unitedi nuk është i interesuar për një lëvizje të ish-yllit të Liverpoolit, Coutinho, këtë verë.

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Djajtë e Kuq thuhet se po favorizojnë lëvizje qoftë për Jack Grealish të Aston Villa ose James Maddison të Leicester Cityt, pasi kërkojnë më shumë kreativitet.

Lojtari është lidhur edhe me Arsenalin, Chelsean, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United. /Telegrafi/