Ylli i Chelseat, N’Golo Kante vazhdon të mbetet njëri nga të preferuarin e rivalëve të Manchester Unitedit.
Kante ka përfunduar në radarin e shumë klube të mëdha evropiane, pas një sezoni të trazuar te Chelsea.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Manchester Unitedi po planifikon një ofertë gjatë kësaj vere për mesfushorin e Bluve.
Blutë janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat në rajonin prej 60 milionë euro për francezin, me Djajtë e Kuq tani të gatshëm të paraqesin një ofertë zyrtare.
Kante është nën kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por gjithashtu ka qenë i lidhur shumë me gjigantët italianë të Interit.
Trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë lojtari me të cilin ka punuar gjatë kohës së tij në Stamford Bridge. /Telegrafi/