Manchester United thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me Hakan Calhanoglu këtë verë pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre në një përpjekje për të mbyllur hendekun me Manchester Cityn në Ligën Premier.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Calhanoglu është vendosur të bëhet një lojtar i lirë pas dështimit për të rënë dakord një marrëveshje të re me Milanin.
Ylli turk po kërkon një sfidë të re dhe mediat italian raportojnë që Manchester Unitedi ka bërë një propozim tashmë për Calhanoglun.
Përveç Manchester Unitedit, Liverpooli dhe Juventusi gjithashtu thuhet se janë në garë për të nënshkruar me reprezentuesin e Turqisë.
Në anën tjetër, Djajtë e Kuq synojnë edhe një lojtar tjetër të Milanit në afatin kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për talentin premtues norvegjez, Petter Hauge, i cili pëlqehet edhe nga Everton, Wolverhampton Wanderers dhe Watford. /Telegrafi/