Telegrafi

Manchester Unitedi kontakton sulmuesin Mauro Icardi

Klubi anglez, Manchester Unitedi është i interesuar për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën dhe faza e sulmit është pozitat ku synohen transferime të reja gjatë verës.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Unitedi e sheh Icardin si një zëvendësues të mundshëm për ish-bashkëlojtarin e tij te PSG, Edinson Cavani.

PSG është i përgatitur të dëgjojë ofertat për reprezentuesin argjentinasin me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh.

Gjigantët evropianë janë njoftuar për vendimin e PSG-së dhe United tashmë janë në kontakt për një marrëveshje transferimi gjatë verës.

Roma dhe Juventusi janë gjithashtu të përgatitur të garojnë për nënshkrimin e Icardit në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/