Manchester United ka njoftuar Interin se ata do të konsiderojnë shitjen e Alexis Sanchez vetëm për një tarifë prej 20 milionë eurosh.
Sanchez ka rigjetur formën e tij më të mirë për Interin, me një gol dhe pesë asistime në shtatë paraqitje pas pandemisë.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, 31-vjeçari ka bërë sa duhet për të fituar një lëvizje të përhershme te Nerazzurrët.
Sidoqoftë, gazeta paralajmëron se Djajtë e Kuq nuk do të lejojnë një marrëveshje tjetër huazimi pasi duan shitje përfundimtare.
Klubi nga Old Trafford thuhet se është gati ta lejojë sulmuesin kilian të largohet në mënyrë të përhershme për rreth 20 milionë euro.
Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer sugjeroi që në janar se ai nuk do të kishte kurrfarë kualifikimi për të ri-integruar sulmuesin në skuadër. /Telegrafi/