Telegrafi

Manchester Unitedi hidhet furishëm në garë për transferimin e Wernerit

Manchester Unitedi është shfaqur si kandidat i mundshëm për të nënshkruar me sulmuesin Timo Werner nga RB Leipzig.

Liverpool ishte favoritë për të nënshkruar me reprezentuesin e Gjermanisë, pasi Jurgen Klopp është një tifoz i madh i lojtarit.

Por, raportet e fundit në mediat britanike raportojnë se Reds nuk do të paguajnë klauzolën e blerjes së sulmuesit.

Lexo po ashtu Liverpooli tërhiqet nga gara për Wernerin, klubet italiane të avancuara

Tani, sipas rrjetit televiziv ESPN, Manchester Unitedi është i etur të hidhet në sulm dhe të sigurojë nënshkrimin e Wernerit.

Werner është 24 vjeç dhe do të ishte një nënshkrim i madh për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, i cili e ka përmirëson gradualisht skuadrën në 12 muajt e fundit.

Sulmuesi gjerman ka një klauzolë të blerjes prej 60 milionë eurosh që raportohet se skadon diku në muajin qershor. /Telegrafi/