Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se është i gatshëm të shesë sulmuesin francez, Anthony Martial.
Sipas mediumit Goal, drejtuesit e Unitedit kanë pranuar tashmë që Martial nuk do të zhvillohet kurrë si një numër 9 origjinal.
Si i tillë, tani është duke u diskutuar në bordin drejtuesit nëse duhet të kërkohet blerës për Martial këtë verë.
Mundësia është e madhe që francezi të jetë në treg dhe të shihet në afatin e ardhshëm kalimtar.
Përfaqësuesi i Francës u bashkua me Unitedin në verën e vitin 2015 nga Monaco, por ka kohë që ka luftuar për qëndrueshmëri.
Dhe është ajo mospërputhje që po sheh durimin e bordit të United të sosur dhe hedhjen e lojtarit në treg. /Telegrafi/