Telegrafi

Manchester Unitedi i dërgon paralajmërim talentit Mason Greenwood pas ‘shkeljeve disiplinore’

Manchester Unitedi ka paralajmëruar sensacionin adoleshent Mason Greenwood për ‘shkelje të disiplinës’ në javët e fundit.

Mediumi The Times pretendon se hierarkia e Unitedit duhej të fliste me 19-vjeçarin pas disa rasteve të vonesave në stërvitje.

Greenwood nuk u paraqit në fitoren e së shtunës 4-1 ndaj Newcastle ose triumfin e së martës 2-1 ndaj Paris Saint-Germain, por menaxheri Ole Gunnar Solskjaer e arsyetoi djaloshin.

“Nuk mund të deklaroj gjëra mjekësore, apo jo?”, ka thënë fillimisht Solskjaer për talkSPORT.

“Është thjesht një shaka dhe, aq i ri sa është, ne nuk duam të rrezikojmë me të”.

“Shpresojmë që gjatë fundjavës ai të jetë mirë përsëri”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Ndryshe, Greenwood shpërtheu në skenë sezonin e kaluar duke shënuar 17 gola në të gjitha garat ndërsa Unitedi përfundoi i treti në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Shkelën rregullat për COVID-19 duke futur në hotel dy femra, Foden dhe Greenwood dërgohen në shtëpi

Por, ai ka pasur një kohë të vështirë këtë sezon dhe e pa veten të përjashtuar nga skuadra e Gareth Southgate në Angli së bashku me Phil Foden muajin e kaluar.

Dyshja theu protokollin e coronavirusit dhe u dërguan në shtëpi nga detyra ndërkombëtare, ndërsa nuk u thirrën në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/