Manchester Unitedi është i bindur për transferimin e sulmuesit Jadon Sancho nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmund.
Sancho ka qenë i lidhur me një rikthim në Ligën Premier, ku klubi më i interesuar dhe më i afër është raportuar të jetë Unitedi.
Megjithatë, gjatë javës u raportua që Sancho do të nënshkruante më me dëshirë për Liverpoolin sesa për Djajtë e Kuq.
Megjithatë, sipas Sky Sports, kjo nuk e ka zmbrapsur Unitedin, pasi drejtuesit e tyre janë ende të sigurt se ylli i Anglisë do të jetë lojtar i tyre.
Të dy skuadrat ende duket se janë larg rreth 20 milionë euro në vlerësimet e tyre përkatëse të anësorit sulmues.
Dortmundi ende dëshiron 120 milionë euro për Sanchon, ndërsa Unitedi e vlerëson rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/