Telegrafi

Manchester Unitedi bashkohet në garën për Odegaard

Martin Odegaard (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Disa klube të Ligës Premier janë duke vështruar yllin norvegjez, Martin Odegaard, i cili po shkëlqen te Real Sociedadi.  

Odegaard po shkëlqen me fanellën e klubit bask pas huazimit nga Real Madridi.

Paraqitjet e tij të mira me gola dhe asistime kanë bërë shumë klube evropiane të interesohen për të, sidomos ato nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Odegaard bëhet objektiv i Arsenalit

Sipas mediumit britanik The Sun, Manchester Unitedi i është bashkuar garës tashmë garës për mesfushorin në pronësi të Real Madridit, Odegaard.

Martin Odegaard (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Arsenali dhe Liverpooli po shohin gjithashtu mundësinë për një lëvizje për 20-vjeçarin, i cili aktualisht po bën mirë te Sociedadi.

Skuadra nga Liga Premier besojnë se Odegaard do të jetë në dispozicion për 25 milionë funte  këtë verë nëse Real Madrid vendos të shesë. /Telegrafi/