Telegrafi

Manchester United – Wolves, publikohen formacionet zyrtare për takimin në FA Cup

Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në FA Cup.

Dy skuadrat do të përballen në kuadër të rrethit të 1/32 të garës së dytë më të rëndësishme në Angli.

Ole Gunnar Solskjaer do të shpresoj në fitore, por që Wolves është një kundërshtar tejet i vështirë.

Sfida që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin Old Trafford.

Formacioni startues i Manchester United: Romero, AWB, Lindelof, Maguire (c), Williams; Matic, Fred; James, Mata, Greenwood, Martial.

Formacioni startues i Wolves: Ruddy; Dendoncker, Coady, Saiss; Doherty, Moutinho, Neves, Jonny; Adama, Neto, Jimenez. /Telegrafi/