Manchester United ka pasur probleme të mëdha në mbrojtje sezonin e fundit dhe po vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi.
“Djajtë e Kuq”, prej kohësh interesohen për mbrojtësin anglez, Harry Maguire që luante te Leicester Cityt.
Të dy klubet janë në bisedime, por nuk po arrijnë te një marrëveshje për transferimin e 26-vjeçarit në ‘Old Trafford’.
“Talksport” shkruan se United tani ka bërë një ofertë tjetër për mbrojtësin duke ofruar 90 milionë euro, për ta transferuar në ekipin e tyre.
Me këtë i ka vënë edhe Leicestert ultimatum deri të hënën që të jap përgjigje përfundimtare.
Nëse kjo marrëveshje mbyllet me sukses, atëherë Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke kaluar Virgil Van Dijk. /Telegrafi/