Telegrafi

Manchester United vjen me katër rinovime javët në vijim

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka dhënë dritën e gjelbër për rinovimin e kontratave me lojtarët.

Disa nga lojtarët e ekipit të parë do të vazhdojnë kontratat me klubin.

Mourinho po frikësohet që do t’i humb lojtarët në verë dhe për këtë është duke nxituar për rinovime.

Juan Mata, Ander Herrera, Marouane Fellaini dhe Phil Jones, do të vazhdojnë kontratat para Krishtlindjeve.

Lajmin për The Sun e ka dhënë një burim i sigurt i klubit.

“Do të shihni një numër të madh të rinovimesh në javët e ardhshme para festave”.

“Është pjesë pozitive e PR, për t’i mbajtur të gjithë të lumtur, stafin dhe lojtarët”.

“Janë katër lojtarë që do të vazhdojnë kontratat, por mund të ketë edhe më shumë”.

Mata, Herrera dhe Fellaini, mbesin pa kontrata në verë.

Treshja janë në bisedime me klubin e United prej javësh.

Jones do të nënshkruajë kontratë të re pas një sezoni shumë të mirë. /Telegrafi/