Manchester United ka fituar si mysafir i Brighton me rezultat 3-0 në kuadër të Carabao Cup.
Të besuarit e Ole Gunnar Solskjer ishin më të mirë se kundërshtari nga fillimi deri në fund.
Pas disa rasteve në fillimin e ndeshjes, ku nuk erdhi goli, United shënoi në fund të pjesës së parë.
Juan Mata harkon në zonë, ku më së miri u gjend Scott McTominay i cili me një goditje me kokë shënoi nga afër për 1-0.
? GOL DE MANCHESTER UNITED ?
44’⏱️
⚽ Mc Tominay#Brighton 0️⃣?1️⃣ #ManchesterUnited #Carabaocup ????????pic.twitter.com/P4bCjnXvAt— El Forastero (@ElForastero73) September 30, 2020
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa fillimi i pjesës së dytë ishe i qetë.
United shënoi golin e sigurisë me Matan i cili mori një top në zonë dhe me një goditje të bukur shënoi për 2-0 në minutën e 73-të.
? GOL DE MANCHESTER UNITED ?
73’⏱️
⚽ Juan Mata#Brighton 0️⃣?2️⃣ #ManchesterUnited #Carabaocup ????????pic.twitter.com/ukLPatnIZP— El Forastero (@ElForastero73) September 30, 2020
Në minutën e 80-të ishte radha e Paul Pogbas që shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 3-0.
? GOL DE MANCHESTER UNITED ?
80’⏱️
⚽ Pogba#Brighton 0️⃣?3️⃣ #ManchesterUnited #Carabaocup ????????pic.twitter.com/rOL7FpeoYK— El Forastero (@ElForastero73) September 30, 2020
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester United kaloi në çerekfinale të Carabao Cup. /Telegrafi/