Telegrafi

Manchester United thyen heshtjen dhe reagon pas akuzave për sulm nga Antony ndaj ish-të dashurës së tij

Manchester United ka reaguar ndaj akuzave të reja për sulm që janë hapur për sulmuesin e tyre Antony.

Antony ishte ftuar nga Kombëtarja e Brazilit, por pasi hetimet janë duke u zhvilluar për të atëherë ai është përjashtuar nga lista.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe deklarata publike nga Manchester United që është nën presion për ta përjashtuar yllin brazilian nga skuadra e parë.

Lexo po ashtu Manchester United nën presion, mund ta largojnë nga ekipi brazilianin Antony pas akuzave për sulm

“Manchester United pranon akuzat e bëra kundër Antony dhe vëren se Policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme”.

“Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet e mëvonshme që do të kenë tek të mbijetuarit e abuzimit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ish-e dashura e Antony, ka paraqitur raporte si në vendlindjen e tyre në Brazil ashtu edhe në Angli duke akuzuar futbollistin për dhunë.

Ajo ka paraqitur prova duke përfshirë pamjet dhe fotografitë e lëndimeve, teksa Antony po akuzohet se e ka goditur atë. /Telegrafi/