Telegrafi

Manchester United me tentim të ri për Rabiot

Manchester United mbetet i interesuar për nënshkrimin e Adrien Rabiot, sipas gazetës italiane Calciomercato.

Djajtë e Kuq bënë dy përpjekje të pasuksesshme për të sjellë mesfushorin francez në të kaluarën, në verën e 2022 dhe 2023.

Rivali i Ligës Premier, Newcastle dhe ai nga La Liga, Atletico Madrid, po ndjekin gjithashtu Rabiotin, të cilit do t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2024.

Lexo po ashtu Zyrtare: Juventusi largon të gjitha klubet nga Rabiot me kontratën e re

Erik ten Hag donte të nënshkruante me 28-vjeçarin si një transferim i lirë përpara sezonit 2023/24, por francezi bëri një zgjatje të kontratës njëvjeçare me Juventusin.

Lojtari është ambientuar shumë mirë nën urdhrat e Max Allegrit, andaj nuk do të jetë e lehtë që Zonja e Vjetër ta lejojë largimin e tij.

Por, Manchester United mund të bëjë një ofertë tunduese për Juventusit për t’i marrë shërbimet e Rabiot. /Telegrafi/