Manchester United është i interesuar që të bëj një ofertë konkrete për një mbrojtës të pozitës së qendrës.
Prioritet i Djajve të Kuq raportohet se është mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire, i cili është edhe shtylla kryesore e mbrojtjes së kombëtares angleze.
Por, së fundi ‘Dhelprat’ e shpërblyen futbollistin 25-vjeçar me një kontratë të re që vlen deri në vitin 2023.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar interesimin e Unitedit në Maguiren dhe besojnë se dëshira e lojtarit për të luajtur në Ligën e Kampionëve do ta tërheqë atë në Old Trafford.
Sipas Evening Standard, skuadra e trajnerit Jose Mourinho është e gatshme të ndajë rreth 80 milionë euro për afatin kalimtar të janarit.
Pos, reprezentuesit anglez skuadra e Manchesterit është duke kërkuar edhe një mesfushor kreativ.
Ndryshe, Maguirre deri më tani është paraqitur 46 herë për Leicesterin dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/