Disa spekulime prej javësh kanë qarkulluar ne mediat ndërkombëtare se Manchester United po tenton transferimin e Ansu Fatit nga Barcelona.
Sidoqoftë, skuadra katalunase ka bërë të ditur se ata nuk duan të shesin lojtarët e akademisë për asnjë çmim, derisa mësohet se kanë refuzuar dy oferta të Djajve të Kuq.
“Nuk do t’i përdorim lojtarët e akademisë për të bërë para”, ka thënë drejtori Xavier Viljoana për Diario Sport.
“Në princip, ne nuk kemi asnjë qëllim që t’i largojmë lojtarët që mund të luajnë në skuadrën tonë të parë”.
“Mendoj se Ansu (Fati) është i lumtur këtu dhe do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në vitet e ardhshme”, ka shtuar më tej ai.
Barcelona besohet se ka refuzuar fillimisht 100 milionë euro, më pas 150 milionë të ofruara nga Manchester United për talentin. /Telegrafi/