Manchester United ka vendosur ta huazojë talentin e madh afrikan, Amad Diallo.
Sulmuesi i talentuar iu bashkua Djajve të Kuq në janar të këtij viti nga Atalanta për 21 milionë euro.
Por duke parë konkurencën e madhe në repartin ofensivë, Djajtë e Kuq kanë vendosur ta huazojnë për sezonin e ri talentin e madh.
Ka qenë vet Diallo që ka kërkuar huazimin një vjeçar në mënyrë që të luaj rregullisht dhe të fitojë përvojë.
Crystal Palace dhe Sheffield United janë dy skuadrat angleze që e duan atë, por duket se e ardhmja e tij është në Zvicër.
19-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Baseli që shihet si favoriti kryesor për t’i marrë shërbimet e tij për një vit.
Gjiganti zviceran dhe ai anglez po diskutojnë detajet e fundit para se të zyrtarizohet huazimi i Diallos në St Jacob Park.
E te Baseli, sulmuesi i talentuar do ta ketë shok skuadre reprezentuesin kosovar Edon Zhegrova me të cilin luajnë në pozitë të njëjtë. /Telegrafi/