Manchester United po eksploron një lëvizje të re për Harry Kane, pasi Djajtë e Kuq duket se janë jashtë garës për Erling Haaland, raporton The Mirror.
Reprezentuesi norvegjez i lindur në Leeds duket se do t’i refuzojë Djajtë e Kuq për fqinjët e tyre Manchester City.
Por, në vend të kësaj ata mund të lëvizin për sulmuesin e Anglisë dhe Tottenhamit, të favorizuar fort nga City vitin e kaluar, dhe të krijojnë një ribashkim të mundshëm me trajnerin e ri të mundshëm Mauricio Pochettino.
Argjentinasi me shumë gjasë do të largohet nga Paris Saint-Germain dhe po synon që të rikthehet sa më shpejt në Angli.
Kështu, Pochettino do ta kishte të lehtë ta bindte Kane që të kalonte në Old Trafford, duke synuar të fitojnë së bashku trofe.
Por, mbetet të shihet nëse City e realizon transferimin e Haaland, e që në rast dështimi – mund të shkojnë all in për Kane. /Telegrafi/