Telegrafi

Manchester United shënjestron transferimin e Joao Felix

Manchester United thuhet se po tenton të transferojë Joao Felixin nga Atletico Madridi në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sulmuesi portugez kaloi në verën e kaluar te Rojiblanco për shumën e 130 milionë eurove, mirëpo nuk ia ka arritur të përshtatet në La Liga.

Le10Sport raporton tani se Manchester Unitedi dëshiron të transferojë Felixin, që t’i ndjek hapat e Cristiano Ronaldos.

Talenti portugez është nën menaxhimin e agjentit Jorge Mendes që ka një raport shumë të mirë me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Agjenti po ashtu ka nën menaxhim edhe Bruno Fernandesin që aktualisht luan në Old Trafford, e që kaloi nga Sporting Lisbona.

Atletico Madridi mund të lejojë largimin e tij, mirëpo vetëm nëse pranon shumën e njëjtë që ka paguar te Benfica. /Telegrafi/