Lojtari më i ri i Manchester United, Amad Diallo, ka zbarkuar në qendrën stërvitore të klubit ku edhe është prezantuar.
Klubi e zyrtarizoi javën e shkuar blerjen e sulmuesit nga Atalanta, pasi fillimisht u arrit një marrëveshje mes klubeve në tetor.
Amad ka nënshkruar një kontratë deri në fund të qershorit 2025, me mundësinë e një viti shtesë.
??????? ??? ???? ?#MUFC @AmadDiallo_19 pic.twitter.com/Bx9RxPDg4g
— Manchester United (@ManUtd) January 13, 2021
Lojtari do të veshë fanellën me nr.19 te United, duke ndjekur gjurmët e disa emrave të mëdhenj – duke përfshirë të tillë si Marcus Rashford dhe Dëight Yorke.
Ajo që i bën të gjithë të habiten është se 18-vjeçari Amad Diallo nënshkroi për Manchester United nga Atalanta për 21 milionë euro plus 20 milionë euro të tjera bonuse.
Ai ka luajtur në ekipin e parë në Serie A 24 minuta.
Here he is ?#MUFC @AmadDiallo_19 pic.twitter.com/DCTUQAoNxz
— Manchester United (@ManUtd) January 13, 2021
Diallo shënoi katër minuta pas debutimit të tij me Atalanta, ku u fut si zëvendësim kundër Udineses në tetor 2019 (duke u bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2002 që shënon në Serie A).
https://www.youtube.com/watch?v=5X7DRzrKUGo&ab_channel=KaiiZoFilms
Lojtari ka debutuar edhe në Ligën e Kampionëve, ku luajti 22 minuta kundër FC Midtjylland më 1 dhjetor, ku tregoi disa prekje delikate, vrapime të shkëlqyera dhe kishte dy goditje të mira. /Telegrafi/