Telegrafi

Manchester United pranon ta shes Paul Pogban, vendos çmimin e francezit

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Manchester United nuk e sheh Paul Pogban si lojtar me të ardhme në klub dhe tashmë i ka vënë çmim largimit të tij.

Sipas mediave britanike, mesfushori francez vlerësohet nga klubi i tij 75 milionë euro.

Pas lojtarit ka kohë që klube si Real Madrid, PSG dhe Juventus janë vënë pas tij.

Drejtuesit e “djajve të kuq” nuk do të bien më poshtë se ky çmim dhe nuk duan të negociojnë.

Ka qenë menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, i cili kishte thënë që Pogba do të largohet në verë nga United.

Lojtari ishte bashkuar me Mancheser United në vitin 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro, që ishte rekord në atë kohë. /Telegrafi/