Manchester United po përgatit një ofertë hapëse për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.
Ole Gunnar Solskjaer e do me çdo kusht nënshkrimin me francezin, të cilin e sheh si lojtar perfekt që të luajë me Harry Maguiren në mbrojtje.
Varane, 28 vjeç, ka edhe një vit kontratë, ndërsa United beson se ata mund të sigurojnë nënshkrimin e tij për rreth 40 milionë euro.
Reprezentuesi francez ka bërë 359 paraqitje në të gjitha garat me mbretërit, duke fituar 18 trofe.
Ai ka fituar tre tituj të La Ligas, katër Ligë të Kampionëve dhe Kupën e Botës në vitin 2018.
United është përpjekur ta nënshkruajë me të edhe më parë. /Telegrafi/