Telegrafi

Manchester United po kërkon transferimin e Hudson-Odoit nga Chelsea

Callum Hudson-Odoi pritet të jetë njëri nga futbollistët e radhës që do të largohet nga Chelsea këtë afat kalimtar të verës.

Sulmuesi i talentuar anglez nuk po bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe do të largohet për të luajtur më shumë.

Qëllimi i anësor është të luaj sa më shumë që të marrë një ftesë nga Kombëtarja e Anglisë për Kampionatin Botëror.

Në Stamford Bridges ai nuk i ka minutat e garantuara dhe largimi nga aty është i pashmangshëm.

Manchester United është skuadra e radhës që është futur në garë për shërbimet e anglezit me trajnerin Erik Ten Hag që e pëlqen shumë Hudson-Odoin.

21-vjeçari nuk ka luajtur ende këtë edicion, derisa edhe vitin e kaluar nuk pati më shumë se 28 paraqitje duke shënuar tre gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë.

Lexo po ashtu Refuzohet edhe oferta e çmendur e Manchester United për Joao Felix

Chelsea është gati vetëm ta huazojë lojtarin dhe po pret ofertën më të mirë, me United që kanë konkurrencën e Borussia Dortmundit, Southamptonit dhe Leicester Cityt.

Gjithsesi skuadra londineze do ta huazojë Hudson-Odoin, por nuk do t’ia lë opsionin e blerjes asnjërës prej ekipeve. /Telegrafi/