Callum Hudson-Odoi pritet të jetë njëri nga futbollistët e radhës që do të largohet nga Chelsea këtë afat kalimtar të verës.
Sulmuesi i talentuar anglez nuk po bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe do të largohet për të luajtur më shumë.
Qëllimi i anësor është të luaj sa më shumë që të marrë një ftesë nga Kombëtarja e Anglisë për Kampionatin Botëror.
Në Stamford Bridges ai nuk i ka minutat e garantuara dhe largimi nga aty është i pashmangshëm.
Manchester United është skuadra e radhës që është futur në garë për shërbimet e anglezit me trajnerin Erik Ten Hag që e pëlqen shumë Hudson-Odoin.
21-vjeçari nuk ka luajtur ende këtë edicion, derisa edhe vitin e kaluar nuk pati më shumë se 28 paraqitje duke shënuar tre gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë.
Chelsea është gati vetëm ta huazojë lojtarin dhe po pret ofertën më të mirë, me United që kanë konkurrencën e Borussia Dortmundit, Southamptonit dhe Leicester Cityt.
Gjithsesi skuadra londineze do ta huazojë Hudson-Odoin, por nuk do t’ia lë opsionin e blerjes asnjërës prej ekipeve. /Telegrafi/