Telegrafi

Manchester United po e paguan klauzolën e yllit të Juventusit për ta transferuar në Old Traford

Man United po i mban të hapura opsionet e tyre nëse nuk mund të nënshkruajë qendërmbrojtësin e Evertonit, Jarrad Braithwaite në afatin kalimtar të verës.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta angleze Mirror, Djajtë e Kuq janë të interesuar për një lëvizje të mundshme për mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer, pasi u mahnitën me paraqitjet e tij.

Dan Ashworth, i cili është gati të bëhet drejtori i ri sportiv i klubit, thuhet se ka miratuar personalisht një lëvizje për Bremer.

Lexo po ashtu Juventusi i cakton çmimin Bremerit - kalon çdo pritshmëri

Qendërmbrojtësi brazilian ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurove në kontratën e tij me Juventusin, e cila mund të mos konsiderohet si e tepruar.

Me Man United që përballet me probleme me qendërmbrojtësit e tyre për shkak të lëndimeve të vazhdueshme këtë sezon dhe e ardhmja e Raphael Varane në dyshim, nënshkrimi i një qendërmbrojtësi cilësor është bërë prioritet.

Bremer ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A këtë sezon, duke ndihmuar Bianconerët të ruajnë 13 herë portën e paprekur në 28 ndeshje të kampionatit.

27-vjeçari është i gatshëm për tu larguar nga Allianz Stadium dhe për ta bërë një hap para në karrierën e tij. /Telegrafi/