Telegrafi

Manchester United përgatitë ofertë të lartë për transferimin e Jordan Pickford

Manchester United po kërkon transferimin e një portieri të ri për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

David De Gea mund të largohet nga klubi pasi trajneri Erik Ten Hag nuk e ka besimin e plotë te portieri spanjoll.

Djajtë e Kuq po presin një ofertë të mirë dhe do ta pranojnë atë duke lejuar largimin e De Geas nga Old Traford.

Lexo po ashtu Tifozët e Evertonit ‘falënderojnë’ shishen e Jordan Pickford që ua sigurojë mbijetesën në Ligën Premier

Daily Star ka raportuar se Manchester United është duke përgatitur një ofertë prej 45 milionë funteve për transferimin e Pickford në Old Traford.

Reprezentuesi anglez ka gjashtë vite që është pjesë e Evertonit, derisa ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2027.

Lexo po ashtu Pickford përfundon në listën e blerjeve të Man Utd

29-vjeçari është i etur për një transferim në Old Traford, ku qëllimi i tij është të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të luftoj për trofe.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Pickford, me anglezin që po i bën presion klubit ta pranoj ofertën e Djajve të Kuq. /Telegrafi/