Telegrafi

Manchester United me ofertë zyrtare për Issa Diop

Issa Diop. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Manchester United po synon ta përforcojë skuadrën me lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ecuria jo e mirë në Ligën Premier ka bërë që drejtuesit e Djajve të Kuq të mendojnë për përforcime.

Reparti defensivë ka çaluar këtë edicion dhe kjo ka bërë që klubi të mendojë për përforcime në mbrojtje.

Qendërmbrojtësi francez Issa Diop është objektivi i Manchester Unitedit për këtë afat kalimtar të janarit.

Daily Star ka raportuar se tanimë Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të West Hamit për qendërmbrojtësin e talentuar.

Issa Diop. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Gjiganti anglez ka ofruar 47 milionë euro, ofertë që është refuzuar nga ‘Çekanët’, pasi është konsideruar e ulët.

West Ham pretendon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit francez.

Diop iu bashkua West Hamit në verën e vitit 2018 nga Toulouse për 25 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka shkëlqyer në Ligën Premier.

Interesim për francezin kanë shfaqur edhe dy skuadrat tjera angleze Chelsea dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/