Manchester United është e gatshme të ofrojë 60 milionë funte për Alex Sandron.
Sipas Daily Mirror kjo ofertë do të ndodh në janar për ta marrë mbrojtësin e majtë.
Trajneri i United, Jose Mourinho, e pëlqen shumë mbrojtësin brazilian.
‘Djajtë e Kuq’ edhe pse kanë disa mbrojtës të majtë në skuadër, kjo pozitë mbetet pika më e dobët e kësaj skuadre.
Juventusi mund ta refuzojë këtë ofertë, pasi në verë kishte refuzuar 65 milionë funte nga Chelsea për lojtarin.
Por në anën tjetër Sandro ka pasur vështirësi në këtë sezon, duke mos luajtur në ndeshje me Napolin dhe Interin.
Lojtari mund të ndryshojë mjedis, por sipas gjitha gjasave vetëm në verë. /Telegrafi/