Telegrafi

Manchester United nuk do të nënshkruajë me Rabiotin e Juventusit

Manchester United thuhet se ka vendosur të mos nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, pasi klubi anglez po fokusohet në objektiva të tjerë.

Djajtë e Kuq po punojnë me shpejtësi që të përmirësojnë skuadrën e tyre përpara mbylljes së afatit kalimtar të këtij muaji, dhe së fundmi ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me mesfushorin francez dhe të deleguarit e tij, pasi e donin me çdo kusht.

Manchester United kishte rënë dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 17-18 milionë euro me Juventusin, por nuk mundi të pajtohej me kushtet personale te Rabiot.

Siç shkruan gazetari Fabrizio Romano, Manchester United tani ia ka bërë të qartë Juventusit se ata nuk janë më të interesuar të nënshkruajnë me Rabiot, dhe në vend të kësaj janë duke u fokusuar në objektiva të tjerë.

Mesfushori francez thuhet se donte një kontratë me vlerë rreth 8-10 milionë euro neto në sezon, diçka që Man Utd nuk dëshironte ta përballonte.

Dështimi për të rikthyer në shtëpi Rabiot mund të kufizojë shanset e Juventusit për të nënshkruar me Leandro Paredes nga Paris Saint-Germain, duke e lënë Massimiliano Allegrin me opsione mjaft të kufizuara. /Telegrafi/