Site icon Telegrafi

Manchester United nuk i ndahet Varanes, mund të përfitojë nga kontrata e tij e shkurtër me Real Madridin

Manchester United ka bërë sërish ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas AS, klubi e ka të pamundur të përmbushë kërkesat e lojtarit për kontratën e  re.

Mënyra më e mirë do të ishte që ai të shitej këtë verë, ose do të lejohej të shkonte falas në verën e vitit 2022.

Thuhet se puna e parë e trajnerit të ri Carlo Ancelotti është të ‘zgjidhë’ çështjen e Varane, i cili ka oferta nga Manchester United dhe PSG.

Nëse Varane nuk bie dakord për zgjatjen e kontratës, United do të jetë gati për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit.

Francezi ka kohë që është lidhur me një kalim në “Old Trafford”, ndërsa ka qenë shumë afër të kalojë në vitin 2011, por kishte zgjedhur Real Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version