Telegrafi

Manchester United njofton për rikthimin e Antonyt në stërvitje, por ai mungon në ndeshjen e radhës së Djajve të Kuq

Sulmuesi anësor i Manchester United, Antony, nuk do të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Crystal Palace, por do të mund të kthehet në stërvitje. 

Djajtë e Kuq njoftuan gjatë ditës së ylli i tyre brazilian i blerë rreth 100 milionë euro do të rikthehet në stërvitje.

Njoftimi vjen pasi Antony u pa duke u larguar nga një stacion policie në Mançester, ku u pyet nga policët për akuza për abuzim në familje.

Ylli u përball me një intervistë vullnetare në polici dje, pas akuzave për sulm nga ishe dashura e tij, Gabriela Cavallin.

Lexo po ashtu A ishte Man United në dijeni të akuzave për sulm ndaj Antonyt përpara se ata të nënshkruanin me brazilianin

Braziliani aktualisht është duke u hetuar nga policia  si në Mançester ashtu edhe në Sao Paulo – dhe u largua nga  ekipi Kombëtar i Brazilit  për kualifikimet e tyre për Kupën e Botës këtë muaj.

Është raportuar në Brazil se Gabriela  i ka thënë  policisë se Antony e ka sulmuar disa herë.

Manchester United do të luajë kundër Crystal Palaces të shtunën, ku Antony do të mungojë./Telegrafi/