Manchester United nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sensacionit të Serie A, Patrick Dorgu.
Talenti danez i cili po shkëlqen me Leccen është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për ta përforcuar repartin ofensivë.
Trajneri Ruben Amorim ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht afrimin e tij.
Djajtë e Kuq kanë bërë ofertën e parë prej 27 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Lecce.
Edhe oferta e dytë prej 30 milionë eurove është refuzuar, derisa Fabrizio Romano ka konfirmuar se United do të tentojë sërish.
🚨 Understand Man United are not giving up on Patrick Dorgu deal as negotiations continue.
Lecce turned down over €30m from United, but add-ons can be included in new proposal to try make it happen.
Lecce want €40m or keep Dorgu until June with Napoli keen for summer deal. pic.twitter.com/UnsOI6mdbd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 26, 2025
Gazetari italian ka raportuar se bonuset pritet të luajnë rol kyç për të zhbllokuar transferimin e Dorgus.
Lecce vazhdon të insistojë në 40 milionë euro për lojtari e tyre, derisa United gjatë kësaj jave do të bëj një ofertë të re ku përfshihen disa bonuse të lehta për të arritur te Dorgu. /Telegrafi/