Telegrafi

Manchester United-Neymar pritet të jetë transferimi i shekullit

Mediat në Spanjë raportojnë se Manchester United ka filluar të bëjë gati ofertën e çmendur për një nga yjet e kampionit të La Ligas.

Trajneri i ri i klubit nga ‘Old Trafford’, Jose Mourinho, e dëshiron superyllin e Barcelonës në skuadër përkundër faktit se klubi është pranë arritjes së marrëveshjeve me yje si Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic.

Neymar mësohet se ka klauzolë me vlerë prej 200 milionë eurove në kontratën e tij aktuale te Barcelona, por United thuhet se është i gatshëm të ofrojë shumën e çmendur për brazilianin.

Klikoni për të gjitha lajmet nga TRANSFERIMET

Por, “Mundo Deportivo” mëson se Neymar i ka thënë zyrtarëve të Barcelonës se e dëshiron qëndrimin te klubi.