Telegrafi

Manchester United nën presion, mund ta largojnë nga ekipi brazilianin Antony pas akuzave për sulm

Telashe të reja për Manchester United, pasi u mbyllen hetimet për Mason Greenwood, tani ka një çështje tjetër në kampin e Djajve të Kuq.

Manchester United po vlerëson largimin e Antony nga ekipi i  parë mbi akuzat për sulm seksual nga ish e dashura e tij, raporton media braziliane UOL.

Gabriela Cavallin, një DJ dhe ndikuese, paraqiti raporte policore kundër Antony si në vendlindjen e tyre në Brazil ashtu edhe në Angli dhe hetimet janë në vazhdim.

Lexo po ashtu Brazili largon nga lista Antonyn mes akuza për dhunë në familje

UOL publikoi akuzat e reja kundër futbollistit ndërkombëtar brazilian 23-vjeçar, duke përfshirë pamjet e WhatsApp dhe fotografitë e lëndimeve.

Ish-e dashura e brazilianit pretendoi se Antony goditi me kokë dhe grushtoi Cavallin ndërsa ajo ishte shtatzënë.

Antony i ka hedhur poshtë akuzat, megjithatë sulmuesi është hequr nga lista e Brazilit për ndeshjet e ardhshme dhe Manchester United së shpejti pritet të ndërmarrë veprime.

“Informacioni që pata këtë mëngjes është se departamenti ligjor në Manchester ka kontaktuar me doktoreshën Vanessa [avokatin e Gabrielës në Angli] për të caktuar këtë takim, ky takim ende nuk është zhvilluar”, tha avokati i viktimës.

“Ne do të dëgjojmë se çfarë synojnë të bëjnë në Angli. Nuk e di cili është qëllimi i tyre, por dëshira e Gabrielës si viktimë është që këto ngjarje të mos ndodhin më, jo vetëm kundër saj, por kundër asnjë gruaje, askujt. i cili është viktimë e një krimi të së njëjtës natyrë”, ka deklaruar avokati i Vanessas për mediumin brazilian UOL. /Telegrafi/