Telegrafi

Manchester United mund të zgjedhë Ighalon para Harry Kanes

Manchester United është tejet i kënaqur me formën që po tregon Odion Ighalo në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Sulmuesi kaloi si i huazuar te Djajtë e Kuq nga skuadra kineze Shanghai Shenhua deri në fund të këtij edicioni që aktualisht është i suspenduar shkaku i coronavirusit.

Manchester Evening News raporton se Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që të mbyllë transferimin e Ighalos për shumën e dhjetë milionë eurove.

Lexo po ashtu United vendos blerjen përfundimtare të Ighalos

Unitedi lidhet edhe me transferimin e Harry Kanes të Tottenham Hotspurit, mirëpo duket se kjo ide do të qëndrojë vetëm në letër.

Trajneri norvegjez është i kënaqur me lojën e Ighalos andaj dëshiron që klubi të mbyllë transferimin e tij. /Telegrafi/