Manchester United kanë arritur fitore në “San Siro “ ndaj Milanit me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 të Ligës së Evropës, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 2-1, “Djajtë e kuq” u treguan më të mirë.
Ndeshja nisi më mirë për anglezët që rrezikuan me Daniel James, por pa sukses në minutën e 21-të.
Milani në pjesën e parë kishte raste me Alexis Saelemankers dhe Rade Krunic por as këta dy nuk arritën ta qëllojnë cakun.
▶ A big 4⃣5⃣ minutes ahead!#MUFC #UEL
— Manchester United (@ManUtd) March 18, 2021
Me të filluar pjesa e dytë Ole Gunnar Solskjer e fut në lojë Paul Pugban, që del të jetë vendim i qëlluar.
Francezi në minutën e 49-të, gjuan fuqishëm nga brenda zonës dhe shënon për 1-0.
PAUL POGBA GOAL ON HIS RETURN FROM INJURY! https://t.co/BRlQevrAID
— PogbaXtra™ (@PogbaXtra) March 18, 2021
Milani tenton të kthehet në lojë me një rast të bukur të Zlatan Ibrahimovic në minutën e 74-të, por pa sukses.
Krejt në fund Pogba kishte rast të shënon edhe golin e dytë, por nuk ia arriti.
The Reds go marching on! 🔴⚪⚫#MUFC #UEL
— Manchester United (@ManUtd) March 18, 2021
Manchester United kaloi në mesin e tetë më të mirave në Ligën e Evropës. /Telegrafi/