Telegrafi

Manchester United largohet me penallti nga FA Cup, Middlesbrough kalon tutje

Manchester United nuk ka mundur të mposht Middlesbroughin në kohën e rregullt dhe vazhdime (1-1), ndërsa pas penalltive ishin skuadra e Championship që kaloi tutje.

‘Djajtë e Kuq’ e nisën shumë mirë ndeshjen, ku kishin rast të mirë me Jadon Sanchon që në minutën e dytë, por nuk e qëlloi cakun.

Në minutën e 19-të, Man Utd fitoi penallti, por Cristiano Ronaldo nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Por goli erdhi pas vetëm pesë minutash. Sancho shënoi për të kaluar vendasit në epërsi për 1-0.

United kishte edhe raste të tjera në pjesën e parë me Ronaldon dhe Marcus Rashford, por nuk arriti të shtonin epërsinë.

Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë më Manchester United në sulm.

Sëish Rashord dhe Ronaldo me raste të mira, por që nuk as kësaj here në ishin të saktë.

Middlesbrough u fut në lojë në minutën e 57-të, ku rrezikoi me Matt Crooks, por Dean Handerson bëri pritje të bukur.

Në minutën e 64-të, erdhi goli i barazimit me Crooks që shënoi kësaj radhe pas një goditje nga afër.

Man Ud tentuan ta mbyllin ndeshjen në kohën e rregullt, por që Bruno Fernandes dhe Rashford nuk shënuan.

Edhe në kohën shtesë të dy skuadrat kishin nga një rast, por që rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat iu drejtuan penalltive.

Më të saktë nga penalltitë ishin lojtarët e Middlesbrough që eliminuan Manchester Unitedin. /Telegrafi/