Telegrafi

Manchester United kërkon shërbimet e Willianit

Jose Mourinho po kërkon që të siguroj gjatë verës shërbimet e Willianit të Chelsea.

Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka qenë në formë të lartë këtë sezon, pavarësisht se klubi i drejtuar prej Antonio Contes po zhgënjen me rezultatet e marra në Ligën Premier.

“Djajtë e Kuq” u përpoqën të transferonin 29-vjeçarin gjatë verës së kaluar, por londinezët kanë hedhur poshtë ofertat për brazilianin.

Willian është lojtari më në formë i Bluve këtë sezon (Getty Images)

“Jose është ende i interesuar për futbollistin. Klubi po kërkon shërbimet e brazilianit. Nuk i ka mbetur edhe shumë kohë në kontratën. Portugezi është një tifoz i madh i lojtarit”.

Por, Willian raportohet se dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën e Roman Abramovichit.

Por nuk dihet nëse Blues do të jenë të gatshëm t’i japin atij një parakontratë para përfundimit të marrëveshjes paraprake që mbaron në verën e vitit 2020.

Vlera aktuale e lojtarit sipas ueb-faqes së specializuar për transferime, transfermarkt.de, kap shifrat e 32 milionë eurove. /Telegrafi/