Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti Fulhamin 3-1 me shumë mund.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa e dyta solli shumë spektakël – por edhe dy kartonë të kuq.
Fillimisht, Fulhami kaloi në epërsi me anë të Aleksandr Mitrovic në minutën 50-të, kur u asistua nga Diop.
⏸ Goalless at the halfway stage.#MUFC || #FACup
— Manchester United (@ManUtd) March 19, 2023
Por, brenda një minute – skuadra mysafire mbeti me dy lojtarë më pak në fushë pasi Willian (72’) dhe Mitrovic (73’) u ndëshkua me kartonë të kuq.
Pas këtyre minutave edhe filloi përmbysja e Manchester United, që shënuan dy gola brenda dy minutave.
Ishte minuta e 75-të e takimit kur Bruno Fernandes realizoi nga penalltia, ndërsa Marcel Sabitzer e përmbysi rezultatin në 2-1 me një asistim të Luke Shaw.
Djajtë e kuq nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të tretin, kur Bruno Ferandes realizoi në minutën e 90+6-të, për të kaluar kështu në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, United do të përballet me Brightonin, derisa doi të synojë finalen në Wembley. /Telegrafi/