Telegrafi

Manchester United kalon në fazën tjetër të FA Cup

Manchester United vs Wolves (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester United ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup, pasi ka mposhtur Wolverhampton Wanderersin me rezultat minimal 1-0.

Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin duke krijuar disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Kjo gjë bëri që skuadrat të shkonin në pushimin e pjesës së parë, derisa e dyta solli golin vendimtar.

Manchester United vs Wolves (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Ishte Juan Mata, ai që e zhbllokoi sfidën në minutën e 67-të, duke shënuar një gol tejet të bukur me një asistim të Anthony Martial.

Goli i spanjollit doli të jetë vendimtar për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që kaloi tutje në garën e dytë më të rëndësishme në Angli.

United arriti t’i bënte ballë Wolvesit, që tashmë njihet si një skuadër e papërshtatshme për klubet e mëdha në Ligën Premier dhe në garat tjera. /Telegrafi/