Harry Kane është objektivi kryesor i Manchester United për repartin ofensivë në sezonin e ri.
Sulmuesi anglez duket se ka vendosur të largohet nga Tottenham Hotspur, por afrimi i tij nuk është aspak i lehtë.
29-vjeçari kërkohet nga United, por edhe nga skuadra tjera si Chelsea, Newcastle United, Bayern Munich, PSG e Real Madrid.
Drejtuesit e Djajve të Kuq e dinë se nuk është aspak e lehtë të nënshkruajnë me anglezin dhe tani kanë dy alternativa nëse nuk arrihet kapiteni i ‘Tre Luanëve’.
The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq në listën e dëshirave kanë emrat e Randal Kolo Muanit që aktivizohet me Eintracht Frankfurt dhe Rasmus Hojlund, danezi i talentuar i Atalantës.
Që të janë futbollistë me potencial të madh dhe pëlqehen nga trajneri Erik Ten Hag, edhe pse zgjedhja e parë mbetet Harry Kane.
Gjithmonë nëse nuk arrihet Kane, atëherë gjiganti anglez do të tentojë afrimin e njërit mes Kolo Muanit dhe Hojlund.
Por edhe për dyshen në fjalë konkurrenca është e madhe dhe dy lojtarët vlerësohen mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/