Telegrafi

Manchester United ka bërë ofertën e parë zyrtare për Frenkie de Jong – çmimi është i konsiderueshëm, Barcelona po e mendon

E ardhmja e Frenkie de Jong është gjithnjë e më larg Barcelonës, ndërsa së fundi Manchester United ka bërë ofertë për të.

Manchester United që ka emëruar për trajner Erik Ten Hagun, e dëshiron edhe De Jongun në skuadër për t’i bërë bashkë sikurse te Ajaxi.

Sergio Busquets ka besimin e plotë të Xavit, duke bërë që holandezi të mos shihet si lojtar i rëndësishëm.

Mes presionit që Ten Hag po ushtron dhe dëshira e lojtarit që të largohet nga Camp Nou kanë bërë që të vije edhe oferta e parë.

Man United ka bërë një ofertë prej 60 milionë fikse, plus 20 të tjera në formë bonusesh.

Shuma që janë afër pretendimeve të Barcelonës, e cila po studion seriozisht propozimin për të vendosur pastaj për holandezit. /Telegrafi/