Manchester United flitet se tashmë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.
Spanjolli pritet ta lërë Real Madridin pasi që e fitoi me të edhe Ligën e Kampionëve të dytë për të.
Jose Mourinho ka qenë i fokusuar që të gjejë një sulmues nr.9 dhe lëndimi i Zlatan Ibrahimovic i ka përshpejtuar punët.
Romelu Lukaku duket që është afër Chelseat dhe Morata ishte opsioni më i mirë për ta ofruar në Old Trafford.
Flitet se United do të paguajë hiq më pak se 60 milionë funte.
Morata ka punuar me Jose Mourinhon, ndërsa ishte pikërisht portugezi që i dh besin të ngjitet në ekipin e par nga kategoritë e reja.
Sot u mësua se në listën e lojtarëve të dorëzuar nga Manchester United, nuk gjendet emri i Zlatan Ibahimovit.
Kjo edhe më shumë i shton shpresat për një kalim të Moratas te United. /Telegrafi/