Manchester United vazhdon të insistojë për transferimin e yllit të ri anglez Jack Gralish.
Mesfushori anglez ka shkëlqyer këtë edicion, teksa ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime.
Kapiteni i Aston Villës është duke u ndjekur nga Djajtë e Kuq që një kohë, teksa duket se transferimi i tij në Old Traford do të kompletohet këtë verë.
24-vjeçari vlerësohet rreth 70 milionë funte nga Aston Villa, por ky çmim mund të bie nëse klubi largohet nga elita e futbollit anglez.
United është në bisedime prej kohësh me Aston Villën për lojtarin, teksa Djajtë e Kuq kanë gati 50 milionë funte për transferimin e Grealish në Old Traford.
Grealish e pëlqen kalimin te Unitedi, por tani dy klubet duhet të merren vesh për çmimin, pasi ende janë larg marrëveshjes.
Gjithsesi vlen të theksohet se në garë për lojtarin mbetet edhe Newcastle United, me ‘Laraskat’ që janë afër shitjes tek sheikët dhe pritet të shpenzojnë shumë për ta ndërtuar një skuadër të fortë për edicionet e ardhshme. /Telegrafi/