Site icon Telegrafi

Manchester United identifikon zëvendësuesin e Lisandro Martinez

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, dëshiron të përforcojë mbrojtjen e tij kur të rihapet afati kalimtar i transferimeve, me Lisandro Martinez që do të jetë jashtë fushave për një pjesë të konsiderueshme të sezonit.

Fillimi i mjerueshëm i sezonit të United mori një një goditje tjetër pasi u zbulua se mbrojtësi kryesor Martinez do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë për shkak të një dëmtimi në këmbë që mund ta lërë atë jashtë fushave deri në vitin 2024.

Ten Hag tani po shqyrton opsionin për të nënshkruar me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit dhe sipas asaj që raporton “Daily Mail” emri më i lakuar në zyret e klubit është ai i Jarrad Branthwaite. Mbrojtësi i Benficas, Antonio Silva dhe Jean-Clair Todibo i Nice  janë gjithashtu objektiva të mundshëm.

Lexo po ashtu Lisandro Martinez i nënshtrohet përsëri një operacioni, pritet të humbasë tërë vitin

Branthwaite është rikthyer tek Everton pas një sezoni mbresëlënës në huazim te PSV ku aty punoi nën urdhrat e ish-sulmuesit të United, Ruud van Nistelrooy. Mbrojtësi thuhet se është në bisedime për një kontratë të re, me kontratën e tij aktuale në “Goodison Park” të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

“Djajtë e Kuq” do të përballen sot (e martë) ndaj Galatasaray në Ligën e Kampionëve, teksa në Ligën Premier ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj Brentford./Telegrafi/

Exit mobile version