Kalvin Phillips mund të largohet këtë verë nga Leeds United, për herë të parë në karrierën e tij.
Mesfushori anglez është dalë nga akademia e Leeds dhe deri më tani gjithmonë ka luajtur për këtë skuadër duke mos qenë as i huazuar në ndonjë klub më të vogël.
Por duke marrë parasysh formën fantastike të tij, anglezi është gati ta bëj hapin e madh në karrierë.
Manchester United tanimë ka hapur bisedimet me Leeds United për transferimin e Phillips në Old Traford gjatë afatit kalimtar veror.
26-vjeçari është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për repartin e mesfushës pasi Declan Rice kushton shumë dhe Frenkie de Jong duket se nuk do të lëvizë nga Barcelona.
Megjithatë as transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Leeds United synon që nga shitja e yllit të skuadrës të fitojë rreth 65 milionë euro.
Reprezentuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te United, ndërsa tani i mbetet dy skuadrave të gjejnë gjuhë të përbashkët. /Telegrafi/