Telegrafi

Manchester United gjen akordin me Crystal Palace për Wan Bissakan – anglezi bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë në histori

Aaron Wan-Bissaka . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Manchester United ka arritur marrëveshjen për blerjen e mbrojtësit Aaron Wan-Bissaka të Crystal Palace për një shumë rekord prej 62 milionë euro.

Anglezi do të bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur marrëveshja do të konfirmohet zyrtarisht nga klubet.

Wan-Bissaka. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

United ka disa javë që po punon për të nënshkruar me talentin e Ligës Premier, por vetëm tani janë përputhur oferta me kërkesën.

Kjo shifër dom ta thyej rekordin e Manchester Cityt që pagoi 57.5 milionë euro për Benjamin Mendy dy vite më parë duke e blerë nga Monaco.

Aaron Wan-Bissaka . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Wan-Bissaka do të jetë blerja e dytë United, pas Dan James që u ble nga Swansea për rreth 17 milionë euro. /Telegrafi/