Manchester United është gati t’i ofrojë holandezit Matthijs de Ligt një kontratë të majme që të largohet nga Juventusi, pasi që qendërmbrojtësi nuk ka kaluar periudhë të mirë në Serie A.
“DailyMail” ka analizuar situatën e lojtarit holandez që refuzoi shumë oferta, duke u bashkuar me Juventusin, që pagoi plot 75 milionë euro për ta marr nga Ajaxi.
Sidoqoftë, holandezi nuk ka arritur të përshtatet si duhet gjatë sezonit të tij të parë në Serie A.
Ai e humbi vendin e titullarit, kur ia rrëmbeu turku Merih Demiral, por ky i fundit u dëmtua në janar për ta rikthyer holandezin në formacionin bazë.
Manchester United po e vëzhgon me shumë kujdes situatën dhe është gati për një ofertë drejt Juventusit.
Klubi anglez ka mjaft alternativa në mbrojtje pasi aty ka lojtarë si Harry Maguire, Victor Lindelof, Eric Bailly, Axel Tuanzebe dhe Phil Jones, por disa prej tyre mund të largohen.
/Telegrafi/